Sa i rëndësishëm është mëngjesi për fëmijët?

Periskopi.com Shëndeti

Keni degjuar e lexuar kaq shume se mengjesi eshte vakti me i rendesishem i dites. Po! Mengjesi eshte vakti kryesor i dites si per ju ashtu dhe per femijet tuaj. Mos e dergoni femijen ne shkolle pa ngrene mengjes, mundesisht nje mengjes te pasur me karboitrate dhe proteina.

Studimi i Institutit të Shëndetit Publik sjell shifra jo fort te kenaqshme per traditen shqiptare ne kete drejtim, pasi sipas tij vetëm 44 për qind e fëmijëve që ndjekin shkollën, konsumojnë mëngjes çdo ditë të javës. Gjysma nuk hanë mëngjes çdo ditë dhe 6.7 për qind nuk konsumojnë mëngjes pothuajse asnjëherë.

Por specialistët theksojne fort se pasojat per fëmijët që nuk hanë mëngjes jane te medha. Ata lodhen më shpejt si rezultat i mungesës së lëndëve ushqimore dhe energjive dhe po ashtu tregohen më pak krijues dhe te vemendshem gjate mesimit në klasë.

Keshtu barra bie mbi prinderit qe te krijojne nje tradite familjare te ngrenies se mengjesit. Uluni te gjithe rreth tryezes per te pajkten 20-30 minuta ne mengjes qe te konsumoni bashke vaktin kryesor te dites….mos e lini kete gje per darken, sepse dreka asnjehere nuk eshte e mundur tju mbledhe bashke sidomos gjate javes kur jeni ne pune.

Nje fete buke me gjalpe, nje gote qumesht, nje veze e zier, ose nje leng portokalli e plot gjera te tjera per te kombinuar mengjeset do te ndryshojne shendetin dhe sjelljen e femijes e gjithe familjes, nese perkushtoheni aq sa duhet tek mengjesi. /albeu.com/