kujdesi-per-zemren-gjate-gjumit

Sa orë duhet të flenë bebet e porsalindura?

Gjatë dy muajve të parë të jetës, foshnjat fillojnë t’ju njohin dhe do të vëreni që kanë nevojë të hanë, flenë, përqafohen etj.

Periskopi.com Shëndeti

Përderisa bebet rriten, shumë prindër brengosen se sa duhet të flenë ato.

Orari jonë i gjumit kontrollohet nga ritmi cirkadian, i cili e rregullon kohën e periudhave të gjumit dhe zgjimit gjatë ditës, transmeton Telegrafi.

Gjatë muajve të parë, bebet do të flenë në kohë të ndryshme derisa ritmet e gjumit të fillojnë të zhvillohen. Mesatarisht, të porsalindurit flenë rreth 14-17 orë në ditë, por mund të flenë edhe mbi 18 orë në ditë.

Kur foshnjat i mbushin 3-4 muaj jetë, do të qëndrojnë zgjuar më shumë dhe do të shfaqin shenja të qarta që dëshirojnë të shkojnë në shtrat gjatë natës.

Në moshën katër muajsh deri mbi 1 vjet, sasia e rekomandueshme e gjumit është 12-15 orë, mirëpo bebet mund të flenë edhe deri në 18 orë.

Duhet të keni parasysh që gjumi i bebeve është një punë në progres dhe orari i gjumit dallon nga foshnja në foshnje, prandaj nuk duhet të krahasoni fëmijën tuaj me atë të shoqes/shokut. /Telegrafi/