ritaora-4-780x439

Sa ka kushtuar torta e ditëlindjes së Rita Orës?

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora këtë fundjavë ishte e pranishme në garën e Abu Dhabi Grand Prix në të cilën ka garuar shoku i saj, i famshmi Lewis Hamilton, por fatkeqësisht ai ka humbur këtë garë.

Periskopi.com Limonada

Pas garës, Ora ka shkuar për t’u argëtuar në klubin e natës “MAD”, në Yas Island, transmeton Koha.net. Ajo në këtë klub ka performuar dhe po ashtu ka festuar ditëlindjen e saj të 26-ë, raporton Pagesix.

 “Ajo ishte duke u argëtuar në seksionin VIP”, thotë një dëshmitar. “Asaj i është dhënë një tortë e cila ishte e dekoruar me kristale Swarovski. Dëgjova disa persona duke thënë se kjo torte ka kushtuar disa mijëra dollarë”, shtoi dëshmitari.

Në këtë aheng të ditëlindjes së Ritës ishte i pranishëm edhe reperi i njohur Sean Paul, i cili ia ka kënduar asaj këngën “Happy Birthday”.