Sa janë gjasat që Hysaj të kalojë te Man Utd?

Rrjeti sportive ESPN bën me dijë se Elseid Hysaj mund të jetë në lëvizje drejt Old Traford.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i njohur shqipëtar mund të jetë një përforcim i mundshëm që në muajin janar për Manchester United, shkruan Albeu.

Ka një nevojë të dukshme për mbrojtës krahu cilësorë në ‘Old Traford’ dhe 22-vjeçari shqiptar do të ishte lojtari i duhur”, shpjegoi ai.

“Pasi është renditur mes mbrojtësve të krahut më të mirë në Serinë A me Napolin në sezonin e kaluar, Hysaj vazhdoi të shkëlqente me Shqipërinë në Europian.

Paraqitjet e tij i siguruan një kontratë të re me klubin me një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, transmeton oraneës.

Një lëvizje në janar do të ishte e parakohshme, por në verën e ardhshme të dy klubet mund të gjejnë një akord, shpjegoi eksperti i ESPN për transfere.

Ndërkohë, Hysaj nuk duket i shqetësuar nga këto zëra, por mendon vetëm për Napolin i cili barazoi pa gola ndaj Dinamos së Kievit dhe komplikoi kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve.

Ndeshje e radhës e Napolit do të jetë në Portugali me Benfican, pas dy javësh, ku aty do të përcaktohet dhe fati i italianëve për sa i përket turit tjetër.

Reklamë
Reklamë