prishtina-2

Rusët kthehen nga Prishtina kokëulur

Sigal Prishtina ka mposhtur me rezultat 87-80 skuadrën ruse Enisey Krasnoyarsk në kuadër të FIBA Europe Cup.

Periskopi.com Sporti

Sigal Prishtina e nisi takimin me Hajrizin, Lawrence, Rhett, Trajkovskin dhe Hinds, kurse startin e kishte pozitiv.

Megjithatë deri në fund të çerekut të parë mysafirët u rikthyen për të krijuar avantazh prej tetë pikësh.

Lojë më të mirë Prishtina zhvilloi në çerekun e dytë, ku për katër pikë e zvogëloi këtë epërsi falë edhe fajëve të ashpra të trajnerit, i cili motivoi lojtarët duke u thënë se ata ishin afër të mposhtin rusët në Rusi dhe këtë patjetër duhet ta bënin para tifozve, shkruan Telegrafi.

Herë Rhett e herë Hajrizi, publiku prej rreth dy mijë personazh kryesisht tifozë të flakt të grupit “Plisat” bënë që atmosfera të nxehej në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë pikërisht Prishtina zhvilloi lojë edhe më të mirë, kurse epërsia vendimtare erdhi në çerekun e fundit, i cili u fitua bindshëm dhe që bëri që Prishtina të jetë në avantazh në fund të takimit për shtatë pikë dhe ta fitojë ndeshjen me rezultat 87-80.

Më i miri ishte reprezentuesi britanik Andrew Lawrence me 24 pikë dhe katër asistime, pasuar nga Rhett me 15 pikë dhe tetë kërcime, Hajrizi me 13 pikë dhe Hinds me 14 pikë. 10 pikë shtoi Fisnik Rugova.

Prishtina duhet t’i fitojë ndeshjet e mbetura për të shpresuar në një kualifikim mrekullues tutje në FIBA Europe Cup.