ars

RTK nuk e kthen në punë redaktorin Arsim Halili, reagon AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim moskthimin në vendin e tij të punës të Redaktorit të Lajmeve në RTK, njeherit nënkryetarit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe anëtarit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Arsim Halili.

Periskopi.com Lajme

 

Është shqetësues fakti se siç thuhet, Halili është degraduar për pesë shkallë në pozitë dhe dënim me gjashtë muaj largim nga puna, duke shkelur procedurat dhe ligjet në fuqi.

Në këtë rast, mediumi publik duhet që t’i respektojë të gjitha ligjet dhe proceduat dhe të rikthejë në pozitën paraprake redaktorin Halili.

AGK-ja kërkon nga menaxhmenti që të respektojë poashtu vullnetin e me së 300 punëtorëve, redaktorë/gazetarë të RTK-së të cilët përmes një peticioni kanë kërkuar kthimin e redaktorit, Arsim Halili në vendin e tij të punës.

Është i papranuëshëm fakti që menaxhmenti i RTK-së të mos e marrë parasysh as konstatimin e Bordit të Drejtorëve të cilët sipas reagimit të Sindikatës së Pavarur, kishin konstatuar se për rastin e z.Halili janë përdorur standarde të dyfishta duke e dënuar për shkak të një statusi në profilin e tij privat, të thënë me sarkazëm lidhur me zvarritjen e procesit të liberalizimit të vizave.