rrjedhin-pamjet-e-pagani-huayra-tre-muaj-para-lansimit-zyrtar-foto-780x439

Rrjedhin pamjet e Pagani Huayra, tre muaj para lansimit zyrtar (Foto)

Ishte planifikuar që ky model të lansohet në Geneva Motor Show që zhvillohet gjatë muajit mars, por tashmë e dimë se si duket.

Periskopi.com Tech/Auto

Kjo për shkak të një fotografie që ka dalë në internet, nga një burim i panjohur, transmeton Telegrafi.

Deri më tani kemi pasur një imazh se si do të duket, meqenëse Pagani i kishte publikuar disa pjesë të Hyayra me shtresën për kamuflazh.

Sidoqoftë, tani shohim se si duket kjo super-makinë me dy dyer, në bazë të këtij ilustrimi të rrjedhur.

Pos pamjes, makina që besohet t’i ketë 789 kuajfuqi, pritet të ketë shpejtësi më të madhe se modelet e mëhershme. /Telegrafi/