thumbs_b_c_9a1eb3555f33eb5f1ba52a13675c6b4a

Rritje pagash nga marsi i 2017-ës

Në muajin mars, me miratimin e buxhetit të ri të shtetit për vitin 2016 pritet që Shqipëria të ketë rritje të pagave, ku administrata do të pësojë rritje me 36 % duke e çuar rrogën mbi 370 mijë lekë të vjetra.

Periskopi.com Lajme

 

“Nuk mjafton, patjetër që nuk është shumë por s’ka të krahasuar me atë që është sot”, tha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës që mbajti këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë në seancën ku diskutohet projektbuxheti i 2017-ës.

Paga e ulët, nga 220 mijë lekë të vjetra që është aktualisht, shkon në 375 mijë lekë të vjetra.

Rama tha se rroga për mësuesit dhe pedagogët do të rritet mesatarisht me 10%. “Rroga mesatare bruto për mësuesit e 9-vjeçares do të shkojë 646 mijë lekë, për mësuesit e gjimnazeve, 679,50 mijë lekë, për lektorin do rritet mesatarisht me 103 mijë lekë në muaj, për profesorin do të rritet mesatarisht me 139 mijë lekë në muaj”, sqaroi ai.

Sot mjekët marrin mesatarisht 690 mijë lekë në muaj. Rroga e tyre – tha Rama – do të rritet 780 mijë lekë, mesatarisht 13%. Për infermierët që sot marrin 390 mijë lekë, do të shkojë 450 mijë lekë, do të rritet 15%”

Punonjësit e Policisë së Shtetit është një tjetër sektor që preket nga rritja e pagës me 10 %.

Së fundi, kreu i qeverisë tha se pensionet do të rriten me 3 %