Rritja e pagave për sektorin publik dëmton rritjen e punësimit dhe sektorin privat

Periskopi.com Lajme

Në vend që Qeveria e Kosovës të investojë në rritjen e punësimit që është mbi 50% për moshat 15 deri në 24 vjeç, ky institucion po vazhdon që të rrisë buxhetin për 80 mijë të punësuar në sektorin publik, me çka e rritë edhe më shumë ndarjen në mes të sektorit publik dhe privat që i ka mbi 250.000 të punësuar.

 

Në një analizë të përafërt, sipas entit të statistikave të Kosovës  dhe Maqedonisë, Kosova ka gjithsej 330.000 të punësuar, ndërsa Maqedonia 730.000 të punësuar.

 

Ne tabelen e mwposhtme mund t’i shihni dallimet mes Kosovës dhe Maqedonisë. Kosova dhe Maqedonia kanë numër të  përafërt të popullsisë, në 2 rreth milionë banorë.

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës, duke e rritur buxhetin edhe për 24 milionë euro më shumë se ne 2017-të.

 

Sipas këtij vendimi pagat rriten 4 përqind mbi pagën bazë, duke filluar nga 1 janari i vitit 2018, por që kjo rritje nga drejtues të odave në Kosovë po shihet me skepticizëm, ku disa prej tyre,  më të udhës e shohin krijimin e vendeve të reja të punës,  sesa rritjen e pagave për sektorin publik.

 

Buxhetit të Kosovës për këtë vit do t’i kushtojnë 598 milionë euro  paga dhe mëditje, gjë e cila është bërë e ditur edhe nga  Ministri i Financave, Bedri Hamza.

 

“Për kategorinë paga dhe mëditje për vitin 2018 janë paraparë të jenë 589 milionë euro, një rritje prej 4.3 përqind në raport me shpenzimet e parashikuara për paga dhe mëditje në buxhetin për vitin 2017. Ky buxhet për paga dhe mëditje parasheh rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik nga 1 janari i vitit 2018, pagat për rritje të punësimit në sektor strategjik të vendit dhe punësimi për institucione të reja”, tha ai. /Periskopi/