policia

Rrëmbehet 33 vjeçari në Prishtinë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga Policia Rajonale e Prishtinës si të dyshuar për rrëmbimin e një viktimë në autobusin Prishtinë-Podujevë.

Periskopi.com Lajme

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë treguar se të dyshuarin e kishin ndaluar autobusin dhe nga aty e kishin nxjerrë një 33 vjeçar duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Të dyshuarit ishin me dy vetyra dhe njëri prej tyre është i moshës 33 vjeq e tjetri 29-vjeç. Ata po mbahen në qendren e paraburgimit deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë. Ende nuk dihen arsyet e rrëmbimit por policia po merret me rastin.