auto_586f398c851e91484212852

Rrëfimi i gazetarit të BBC: Më sigurt ndihem në Turqi, se në Londër!

Korrespondenti i vjetër në detyrë në BBC Michael Buerk flet plot lëvdata për Turqinë.

Periskopi.com Lajme

Sipas lajmit të gazetës “Sabah”, korrespondenti me përvojë në punë dhe prezantuesi i televizionit me qendër në Angli, BBC që analizon lajmet e periudhës së fundit kundër Turqisë, Michael Buerk tha se e ndjen veten më të sigurt në Turqi sesa në Londër.

Gazetari i njohur, që prej vitesh është korrespondent i BBC jashtë shtetit, u shpreh se aktet e terrorit ndodhin në të gjithë botën.

Ai tha se admiron Turqinë dhe shtoi: “Në Turqi kam një varkë me vela. Prej 25 vjetësh lundroj në Gëxhek (Göcek) dhe brigjet e Mesdheut në Turqi. Të gjithë atyre që njoh i them të vizitojnë Turqinë”./TRT