RONALDO

Ronaldo në shtrat me tri bjonde në ditën kur luajti finale e Euro 2016

Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se u zgjua në mëngjesin e finales së “Euro 2016” në shtrat me tri bjonde.

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se sa pak ndihej nën presion para finales në “Euro 2016”, duke deklaruar se u zgjua në mëngjesin e ndeshjes me tri bjonde në shtrat.

31-vjeçari pësoi një lëndim në pjesën e parë të finales kundër Francës, por bashkëlojtarët e tij triumfuan në fund me rezultat 1:0.

Dhe, ai ka theksuar se asgjë nuk ndikon që ai ta humb menalitetin. “Kur jam zgjuar në ditën e finales isha me tri bjonde në shtrat”, deklaroi ai për “France Football”, përcjell “Lajmi.net”.

“Seriozisht, jam zgjuar i vetëdijshëm se ishte një ditë speciale, se do të luaj në finalen e Evropianit në Francë kundër Francës, por prapë kam fjetur tetë orë”, theksoi ai.