ronaldo-bayern

Ronaldo-Bayern, a mund të ndodhë kjo?

Mesfushori i Bayern Munich, Xabi Alonso ka shprehur dëshirën që ta sheh Cristiano Ronaldon te skuadra nga Allianz Arena.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se do të donte ta kishte portugezin në skuadër, për faktin se ylli i Real Madridit shënon 50 gola në një sezon.

“Cristiano nuk është një sulmues qendror, por ai dëshiron të luajë më afër zonës. Ai ka intuitë se ku do të shkojë topi, shumë gola janë shënuar me prekjen e parë”, ka thënë Alonso.

“Për sa kohë që ai shënon nga 50 gola, do të doja të kishim dikë si ai këtu. Numrat e Cristiano janë të mahnitshme, të padiskutueshme. Do të dëshiroja të ishte në Bayern Munich”, shtoi ai. /Periskopi.com