20161129094036277600

Ron Atiqi, fitues i çmimit kryesor të kitarës në Zurich

Periskopi.com Kulturë

Kitaristi që vjen nga Kosova, pas fitores së kësaj gare është shprehur të jetë i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim, por edhe për faktin se ndihet të jetë i nderuar që ka luajtur në njërën nga sallat më të bukura të botës, shkruan KultPlus.

Kitaristi shqiptar Ron Atiqi ka arritur të bind jurinë e fondacionit MKZ në Zurich, të cilit edhe i është besuar çmimi i parë në këtë finale, shkruan KultPlus.
Kitaristi që vjen nga Kosova, pas fitores së kësaj gare ka shkruar në rrjetin social facebook, i cili është shprehur të jetë i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim, por edhe për faktin se ndihet të jetë i nderuar që ka luajtur në njërën nga sallat më të bukura të botës. “Falenderime speciale për Konservatoriumin e Muzikës së Zurich”, ka shkruar Roni. Kjo garë ka për qëllim promovimin e talentëve në Zurich.