arrestime-dhe-bastisje-p-euml-r-rastin-e-ashtuquajtur-ldquo-kazino-rdquo_hd

I riu nga Mitrovica, kërkohej nga Finlanda, u arrestua në Morinë

Një 26-vjeçar nga Mitrovica është arrestuar nga policia kufitare në doganën e Morinës pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet finlandeze.

Periskopi.com Lajme

 

Bujar Fejzullahi u ndalua gjatë regjistrimit për hyrje në pikën kufitare të Morinës. Ai rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze me akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda”.

Ndaj të riut ka edhe një vendim të gjykatave finlandeze që e kanë dënuar me 1 vit e tre muaj burg për veprën e dhunimit të personit, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.