s

Rikthehen në të njëjtin vend grafitet “Drejtësi për Astritin”

Sot në orët e mesditës janë mbuluar dhe fshirë grafitet “Drejtësi për Astritin” dhe “Astritin e vrau pushteti” në qendër të Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Por vetëm pak orë më vonë ato grafite janë rikthyer në të njëjtin vend, transmeton Koha.net.

Këto grafite janë shkruar vetëm pak ditë pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, që deri tash është thënë nga Prokuroria e Shtetit se është vetëvrasje, gjë që nuk po pranohet si e qenë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe familja Dehari, të cilët janë deklaruar se nuk i besojnë institucioneve që janë deklaruar.

s