Veteranet-e-UCK-se

Riaktualizohet Komisioni për verifikim të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova edhe vitin që vjen rrezikon të mbetet pa liberalizim të vizave , në rast se nuk ratifikohet marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Këto deklarata Mustafa i ka bërë gjatë mbledhjes së rregullt të Qeverisë. Mustafa lidhur me këtë çështje ka propozuar që nëse ka nevojë të formohet një komision i cili do të bëjë vlerësimin e territorit të Kosovës duke i përfshirë edhe ekspertë të caktuar të opozitës.

Qeveria po ashtu ka miratuar sot edhe kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,  për riaktualizimin e Komisionit Qeveritar, për shqyrtimin e aplikacioneve të mbetura lidhur me statusin e Dëshmorit të Kombit të UÇK-së. Këtë kërkesë e ka arsyetuar , zëvendëskryeministri , Hajredin Kuçi, i cili tha se janë edhe 100 aplikacione për të cilat do të bëhet verifikimi.

Ndërsa,  Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme , pasi ka raportuar për vizitat e fundit . Ai po ashtu ka thënë se janë duke lobuar anë e mbanë botës për të rritur numrin njohjeve.

Po ashtu Qeveria ka miratuar edhe kredinë nga BERZH, ku 24 milionë euro mjete do të merren për fondin e depozitave. Gjatë kësaj mbledhje, qeveria e ka miratuar propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për autoritetin rregullativ të komunikimeve elektronike dhe postare lidhur me obligimet që dalin për implementimin e marrëveshjes së Telekomunikacionit, bazuar në marrëveshjen e Brukselit. Qeveria i ka ndarë 20 mijë euro . Po ashtu është shqyrtuar edhe projekt statute për fondin e sigurimeve shëndetësore. /KosovaPress/