20161124102255444600

Revista Charlie Hebdo edhe me versionin në gjuhën gjermane

Rreth 1 mijë ekzemplarë të Charlie Hebdo shiten çdo javë në Gjermani.

Periskopi.com Kulturë

Revista satirike Charlie Hebdo që nga 1 dhjetori do të botohet edhe në versionin gjerman.

Numri i parë i revistës do të dalë në tirazhin prej 200 mijë ekzemplarëve. Pos përmbajtjes që do të përkthehet nga gjuha frënge në gjuhën gjermane, redaktorët thonë se do të punohet diçka ekskluzivisht mbi realitetin gjerman, dhe do të bashkëpunojnë me kartonistët e dizajnerët gjermanë.

Charlie Hebdo ka përzgjedhur Gjermaninë pasi ka pasur shitjen më të mirë pas sulmeve që ndodhën në redaksinë e saj, ku edhe vdiqën një numër i madh i ekipit redaktues e kreativ, vitin e kaluar.

Rreth 1 mijë ekzemplarë të Charlie Hebdo shiten çdo javë në Gjermani. Në Francë,Charlie Hebdo shitet në rreth 60 mijë ekzemplarë në kioske dhe rreth 50 mijë ekzemplarë në abonim. / KultPlus.com