Reali s’ka ndryshuar, e nisë me fitore Ligën e Kampionëve (Foto/Video)

Periskopi.com Sporti

Real Madrid ka filluar me fitore të mbrojë titullin e kampionit të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët kanë triumfuar para shikuesve të vetë në Santiago Bernabeu kundër Apoel me rezultat të thellë prej 3-0.

Los Blancos gjatë gjithë ndeshjes e dominoi takimin kundër qipriotëve inferior, ku shkëlqeu Cristiano Ronaldo.

Ky i fundit hapi serinë e golave për mbretërit në minutën e 12 pas asistimit të Gareth Bale.

CR7 realizoi edhe golin e dytë, por kësaj radhe prej pikës së bardhë, ku paraprakisht Roberto Lago preku topin me dorë në zonën e vetë të rreptësisë.

Golin e tretë për Realin e shënoi kapiteni i ekipit Sergio Ramos me gërshërë në të 61 minutë.

Deri në fund të takimit më nuk pati gola edhe pse kampioni aktual pati disa raste për shënim dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 3-0.

Pas kësaj fitoreje, Reali kryeson grupin H me tre pikë ndërsa Apoel zë vendin e fundit.

Në anën tjetër, në derbin e grupit Tottenham Hotspurs ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Borussia Dortmundit.