kagawa

Reali fiton në fund, Dortmund deklason Legian (Video)

Real Madridi ka regjistruar fitore ndaj Sporting Lisbonës në kuadër të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane e ka mposhtur skuadrën portugeze me rezultat të ngushtë prej 1:2 në ndeshjen e zhvilluar në Jose Alvalade.

Golat për madrilenët i shënuan Varane (’29) dhe Benzema (’87), ndërsa për portugezët shënoi Silva nga pika e bardhë (’80) për rezultatin final 1:2.

Pas 5 ndeshjeve të zhvilluara në grupin F, Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Sportingu në vendin e tretë me 3 pikë.

Nga ana tjetër, Borussia Dortmundi e ka shpartalluar Legia Warszawa me rezultat të thellë prej 8:4 në Signal Iduna Park.

Golat për gjermanët i shënuan Kagawa (2), Sahin, Dembele, Reus (3) dhe Passlack, teksa për mysafirët shënuan Prijovic (2), Kucharczyk dhe Nikolic.

Për fund, Dortmundi është lider i grupit F me 13 pikë, ndërsa Legia mbetet në vendin e fundit me 1 pikë të grumbulluar.