shpend ahmeti

Reagon Ahmeti për borën: Nuk mund të pastrohet ende pa rënë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas kritikave të mëdha drejtuar komunës për mos pastrimin e rrugëve pas reshje të para të borës.

Periskopi.com Lajme

Ahmeti ka thënë se bora nuk mund të pastrohet ende pa rënë, duke kërkuar nga shoferët e makinave që të lëvizin në përshtatje  të kushteve të rrugës dhe ti shmangin ato me goma të verës.

Ahemti në një postim në facebook, ka thënë se në disa rrugë janë paraqitur vështirësi në qarkullim, por tani të gjitha janë të kalueshme dhe pa problem:

Postimi i plotë i Ahmetit:

Komuna që një kohë ka bërë gati planin operacional për mirëmbajtjen e rrugëve, dhe sot edhe pas parashikimeve të motit të gjitha kompanitë kanë qenë në gatishmëri edhe pse me sasi të vogla të borës nuk ka pas telashe në shumicën e qytetit.

Vështirësi janë lajmëruar në rrugët Vëllezërit Fazliu, Xheve Lladrovci, Fshati Ndërkombëtar dhe Enver Maloku por tashmë janë të kalueshme dhe pa probleme.

Ngrica nga temperaturat do të ketë gjatë gjithë dimrit, dhe bora nuk mund të pastrohet para se me ra, prandaj vozitësit duhet të ja përshtatin shpejtësinë kushteve atmosferike dhe ti shmangin lëvizjet me goma të verës. Kjo vlen posaqërisht në mëngjes për shkak të mungesës së qarkullimit gjatë natës dhe tempertaruva shumë të ulta (ku as kripa nuk ndihmon) duhet të shtohet kujdesi.

Për çdo vështirësi lajmëroni në 080012233 dhe 080012244.

Së shpejti fotot nga të gjitha rrugët.

P.S. e pash një reagim të Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut për borën në Prishtinë. Përderisa me kënaqësi lexoj gjihtmonë kritikat të drejtuara nga ne, kësaj radhe këtë kritikë nuk po e komentoj por po ju ftoj të gjithëve ta lexojnë këtë komunikatë nga OJQ për mbrojtjen e drejtave të njeriut nga shkeljet.