rashica

Rashica vendimtar për Vittesen (Video)

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosoës, Milot Rashica, ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Vittesse në humbjen ndaj Excelsior.

Periskopi.com Sporti

Vittese u ndal në barazim 2-2 në shtëpi edhe pse ishte në disavantazh prej dy golave 0-2.

Miloti nuk e filloi ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa në të dytën trajneri i vendasve e inkuadroi në lojë Rashicën.

Në minutën e 73-të, vushtrriasi jep një asistim për Tighadouini që barazon shifrat, duke bërë që Vitesse të marrë një pikë në një ndeshje që dukej totalisht e humbur.

Asistimi ndaj Excelsiorit ishte i treti në këtë kampionat për reprezentuesin e Kosovës. /Periskopi/