Ramiz-Lladrovci-636x358

“Ramiz Lladrovci s’ka aprovim nga PDK-ja për të dalë në debate”

Analisti politik, Astrit Gashi ka thënë se disa prej kandidatëve për zgjedhjet në Drenas nuk e kanë aprovimin e partisë për të dalë në debate televizive.

Periskopi.com Lajme

“Kjo fushatë është shumë e shkurtër dhe kandidatët nuk mund t’i lënë takimet në orët e mbrëmjes”.

“Por ka edhe disa prej tyre që nuk e kanë aprovimin e partisë për të dalë në debate televizive”.

Gashi i ftuar në Zona B në Klan Kosova ka thënë se kandidati Xhavit Drenori me fjalët e tij tregon se niveli i vetëdijës qytetare ka filluar të rritet në komunat e vogla.

“Me pa një komunë të vogël si Drenasi, ku kemi një kandidat të artikuluar si Xhavit Drenori i cili flet pa asnjë lloj frike se çfarë do të bëjë”.

“Një kandidat i tillë tregon se niveli i vetëdijës qytetare ka filluar të rritet edhe në komunat e vogla”.

Gashi ka thënë që Lladrovci nuk e ka aprovimin e PDK-së për të dalë në debate televizive.

“Mendoj se kjo është një shenjë e mirë për demokracinë në Kosovë”.

“Të gjithë kandidatët dëshirojnë të debatojnë me kandidatin kryesor – kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci i cili nuk po del në debate dhe nuk e ka aprovimin e partisë për të dalë në debate”.