Ramiz Lladrovci e Kadri Veseli

Ramiz Lladrovci përzë Behgjet Pacollin nga një kafe në Drenas

Musa Dervishaj, ish luftëtar i UÇK-së tash pjesë e AKR-së, ka rrëfyer një ngjarje që thotë t’i ketë ndodhur në një kafe në Drenas, ku prezent ishte edhe ish-presidenti Behgjet Pacolli.

Periskopi.com Uncategorized

Te tavolina, në restorantin ku ata po qëndronin thotë të ketë ardhur kandidati i PDK-së për Drenas, Ramiz Lladrovci, dhe u ka thënë ta lirojnë atë vend. Ky i fundit, paraprakisht aty kishte mbledhur disa simpatizantë të tij.

“Denoncimin”e këtij rasti, Dervishaj e ka bërë në profilin e tij në Facebook, të cilini po e botojmë të plotë dhe pa ndërhyrje redaktoriale:

Te nderuar bashkëluftetarë,është nderë dhe obligim kombetarë te perkulemi perjetësisht para emrit,vepres dhe varrit të të madhit Fehmi Lladrovci dhe turp i madh ti tregoni atyre qe si njohin se njifar Ramizi është vellai i tijë.

Kam degjuar te flitet keq per Ramizin! por skam besuar ose me mirë te them se skam dashur te besoj se është kaq i pa fytyrë.

U ndalem per kafe sot ne restorantin ”URBAN” si zakonisht sepse ka një pronarë të mirë, kamarier te mirë dhe sherbime shum të mira.

Isha me dy shokë nga Drenasi dhe disa tjerë mysafir nga Prishtina, njeri nga mysafiret ishte Behgjet Pacolli ish presidenti i vendit dhe president i AKR’së, me te hyrë ne restaurant si zakonisht u pritem mirë dhe na e pregaditen tavolinen.

Dhjetëra mesues me disponim te keq (sipas mendimit tim) ishin te detyruar te pinin nga një kafe te zezë! siq do te dilte pas pak fytyra e zezë e ish ambasadorit qe i kishte ftuar ata qe ta votonin.

Ne vend qe te na qeraste me kafe ose te na ftonte ne tavolinën e tyre siq i ka hije një Drenicaku te vertet, (bujarë e mikprites) virtyte te cilat i mungojn Ramizit, ai erdhi te tavolina jonë dhe nga presidenti Pacolli kerkoj qe tua lirojm tavolinen sepse ndihej ngusht.

Mua as qe me pershendeti edhe pse isha shok i luftes i vellait te tijë, Fehmiut, kjo skishte aspak rëndësi per mua ishte ndergjegjëja e tijë e vrarë prej kohesh, me burrë se q’është smund te tregohej.

U ndjeva keq sa ska më, sepse luhati bindjen e shokëve se Drenica vazhdon te mbetet ajo qe ishte dikurë, ku nderohej e respektohej mysafiri,miku por edhe kalimtari i rastit.

President e liroi tavolinen i pari duke mos na dhen rast te kundershtonim sepse eshte burrë i madh.

Ramizi se pau veten qe sishte gjë tjeter vetem se nje krimb i vogel kundrejt një njeriu te madh si qe eshte Behgjet Pacolli.

Sa do te doja te mos kishim ndaluar sot ne Drenas.

Sa do te doja qe te pakten vetem un ta kisha pare fytyren e vertet te Ramizit sot, por jo edhe mysafiret.

Sa do te doja qe Ramizi te mos ishte vellai i Fehmiut, ose te pakten ket te vertet te mos e dinin shoket me te cilet isha.

Sa do te doja qe te pakten te mos ishte Drenicak.