Ramiz Kelmendi

Ramiz Kelmendi: Po punojmë që t’u ndihmojmë prodhuesve vendorë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, mori pjesë në tryezën me përfaqësuesit e bizneseve të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane.

Periskopi.com Lajme

Kelmendi tha se Qeveria po punon në përgatitjen e pakos së dytë fiskale, në të cilën do të ketë më shumë lehtësira për prodhuesit vendor, transmeton Koha.net.

Për të pasur një eksport të mirë, të mirëfilltë çfarë është e dëshirueshme, Kelmendi tha se Qeveria e Kosovës së bashku me bizneset duhet të punojnë edhe më shumë në rritjen e rendimenteve, më kualitative dhe më të standardizuara.

“Po ashtu jemi duke punuar që ta ndryshojmë metodën e financimit të bizneseve, sidomos në fushën e bujqësisë”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

Më tej, ai tha se po punohet edhe në procesin e fiskalizimit, duke kërkuar nga bizneset që të kenë një marrëveshje të përbashkët për finalizimin e këtij procesi, në mënyrë që të formalizohet ekonomia informale dhe këto mjete të përdoren për subvencione dhe rritje të eksportit.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se ndonëse ka pas përkushtim të shtuar të institucioneve publike, puna duhet të vazhdohet më tej edhe në kompletimin e pakos fiskale që do të mundësonte rritjen e sektorit të prodhimtarisë.