edi-rama

Rama: Reformat çelën rrugën drejt BE-së. “Skenari grek” i PD-së dështoi

Kryeministri i vendit Edi Rama, në fjalën e mbajtur në seancën plenare foli për buxhetin e vitit 2017. Ai deklaroi se në këto vite është bërë një rritje e madhe e rrogave dhe pensioneve. Rama theksoi se reformat e ndërmarra çelën rrugën drejt BE-së.

Periskopi.com Lajme

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Rama akuzoi opozitën se skenari grek financiar që parashikuan se do të pësonte edhe Shqipëria, dështoi.

“Ky buxhet është një arritje shumë e rëndësishme pas përpjekjesh të madh dhe mundimesh jo të vogla. Besoj se një prej treguesve më kuptimplotë është spostimi i miliona dollarëve në buxhetin e qytetarëve.

Rritja më e lartë e rrogave dhe pensioneve në harkun e 25 vjetëve. Sa për të pasur një ide mjafton një krahasim i thjeshtë. Në 8 vitet e qeverisë së shkuar u spostuan 124 milionë dollarë. Ndërsa vetëm me këtë buxhet ne spostojmë 100 milionë dollarë. Ndërkohë nëpërmjet uljes së taksës së të ardhura personale kemi spostuar 140 milionë dollarë në harkun e katër viteve”, deklaroi Rama.

Rama u shpreh i bindur se kjo qeveri do të prezantojë edhe buxhetin e pestë të saj. “1.6 miliard dollarë të palikujduarn për rrugët. Po ju jap dhe një shifër tjetër meqe jemi tek gropat, për katandinë e doganeve dhe tatimeve.1.55 miliardë dollarë u munguan në 8 vjet qeverisje. E shtyu Shqipërinë një hap më shumë drejt greminës financiare, – vijoi kryeministri. – Tre buxhetet tona mundësuan shmangien e greminës, konsolidimin fiskal. Sot nga një ekonomi që luhatej me 0 dhe 1 përqind rritje kemi një ekonomi që këtë vit do të rritet mes 3.3 dhe 3.5% dhe do vazhdojë të rritet. Miqtë tanë këtu në të djathtë i parashikuan Shqipërisë një skenar grek, fantazuan dhe deflacionin që u mbiu në gjuhë disa kohë që do rezultonte fatale për qeverinë dhe PS që do përfundonte si PASOK. Por ja ku është qeveria dhe ku do të jetë dhe sot një vit për të paraqitur buxhetin e pestë. Por le të qëndrojmë tek buxheti i katërt. Jo vetëm rrisim rrogat dhe pensionet por financojmë reformat. Hyjmë në trajektoren e një ulje historike të borxhit ekonomik, stimulojmë miqeverisjen duke vendosur qytetarin më në qendër se asnjëherë më parë.

(gazeta-Shqip.com)