rilke

Rainer Maria RILKE – Vetmia

Periskopi.com Kulturë

Vetmia i ngjan shiut
ngjitet lart nga detërat netëve
godet nga fusha të largëta, të braktisura
Shkon e mbërrin në qiej…është përherë në qiej
Dhe nga qiejt bie mbi qytet

Lëshohet poshtë orëve të papërcaktuara
Sokaqeve fytyrëkthyera kah agu
Dhe kur trupat që ç’deshën s’gjetën, ndahen në mërzi e lot
sall urrejte për njëri tjetrin
Shtrirur kokë më kokë
Rrjedh e rrjedh rrëke vetmia

F.S.