31_07_2016_5786241_strukturave_paralele_serbe_ne_kosove

Qeveria i ankohet BE-së për strukturat ilegale të Serbisë

Qeveria e Kosovës i është ankuar Bashkimit Evropian për strukturat ilegale që Serbia i mban, e në disa raste edhe i forcon në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

E ka bërë këtë në raportin periodik mbi zbatueshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti është përcjellë të premten në kryeqendrën e BE-së. Ai përfshin periudhën nga 16 qershori deri më 25 nëntor të vitit 2016.

Në të janë paraqitur vlerësimet zyrtare të Qeverisë mbi progresin dhe sfidat në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura me Beogradin zyrtar.