Qepë e kuqe dhe mjaltë, ilaç natyror për kollën

Zgjidhni një qepë të shëndetshme me madhësi të mesme. Qëroni qepën, e preni në disa pjesë dhe e vendosni në një enë të thellë, të cilën pastaj e mbushni me mjaltë, transmeton "Zeri".

Periskopi.com Shëndeti

Kombinimi i mjaltit dhe qepës ka kohë që njihet si një ilaç natyral efektiv kundër kollitjes. Avantazhi i këtyre përbërësve natyrorë medicinalë është se mund t’i merrni në çdo kohë të vitit, dhe është shumë e mundshme t’i keni gjithmonë në  kuzhinën tuaj. Gjithashtu, gjatë përgatitjes së kurës nga këta përbërës, ju e dini se keni përdorur përbërës natyralë në krahasim me shurupet e blera apo të tjera produkte që shpesh përmbajnë konservans, ngjyra dhe aroma artificiale.

Qepë dhe mjaltë për kollë sipas kësaj recete: 1 qepë e kuqe, 2-3 lugë mjaltë natyrale. Përgatitja bëhet në këtë mënyrë: Zgjidhni një qepë të shëndetshme me madhësi të mesme. Qëroni qepën, e preni në disa pjesë dhe e vendosni në një enë të thellë të cilën pastaj e mbushni me mjaltë. Enën e mbuluar mirë e lini të qëndrojë në temperaturën e dhomës për një natë. Mëngjesin tjetër, kulloni përzierjen me një garzë të trashë ose sitë. Kjo është një dozë për një ditë të vetme. Merrni një lugë gjelle shurup çdo dy orë, apo më shpesh. Me siguri, pas një kohe të shkurtër do të ndjeni se merrni frymë më lehtë dhe së shpejti do të fillojë të qetësohet kollitja./Zeri/ Lajmi vijon më poshtë ↓