qeni

“Qeni i çmendur” emërohet sekretar i Mbrojtjes në SHBA

Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përzgjedhur Gjeneralin Xhejms Matis i cili njihet me pseudonimin ‘qeni i çmendur’, për të shërbyer në postin e Sekretarit të Mbrojtjes.

Periskopi.com Lajme

Ka qenë vetë Trump ai i cili e dha lajmin, duke vlerësuar Matis si alternativën më të mirë për këtë detyrë. Gjenerali veteran njihet si një kritik i ashpër i politikave që ka ndërmarrë Obama në Lindjen e Mesme, ndërkohë që pritet të mbajë edhe një retorikë të ashpër kundrejt Iranit.

Gjenerali James Mattis, i njohur gjerësisht me nofkën ‘qeni i çmendur’, është përzgjedhur nga Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që të shërbejë në postin e Sekretarit të Mbrojtjes.

Lajmërimi është dhënë nga vetë republikani gjatë një fjalimi në Ohio. Trump duke përdorur gjuhën e batutave, u shpreh se pasi kishte shqyrtuar disa kanidatë, kishte përzgjedhur Mattis si alternativën më të mirë.

“Do të caktojmë ‘qenin e çmendur’, Gjeneralin James Mattis në postin e Sekretarit të Mbrojtjes. Megjithatë, nuk do t’a anunçojmë dicka të tillë zyrtarisht deri ditën e hënë, kështu që mos i thoni njeriu. Matis është me të vërtetë një person madhështor”, u shpreh Trump gjatë fjalimit në Ohio përballë mbështetësve të tij.

Gjenerali Xhejms Mattis është një emër i njohur në Shtetet e Bashkuara. Ai ka shërbyer më herët si komandat i Komandës Qëndrore amerikane.

Mattis ka qenë një kritik i vazhdueshëm dhe i ashëpr i Presidentit tashmë në ikje Barak Obama, sidomos për politikat e ndjekura prej tij në Lindjen e Mesme.

Xhejm Mattis ose ‘qeni i çmendur’ siç njihet ndryshe pritet të lançojë politika më të ashpra kundrejt Iranit, vend të cilin ai e quan si një prej rreziqeve më të mëdha të stabilitetit në këtë rajon.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse qëndrimet e tij mund kërcënojnë marrëveshjen nukleare të firmosur me qeverinë iraniane.

Emërimi i Mattis është një tjetër hap madhor në formimin e administratës Trump.

Megjithatë, Presidenti i ardhshëm i SHBA-së ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për një tjetër post mjaft të rëndësishëm siç është ai i Sekretarit të Shtetit.

Favoriti kryesor në këtë drejtim vijon të mbetet ish-kandidati presidencial Mit Romney.