dief

Putin reagon, ja çfarë thotë për Fidel Castron

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit të Kubës Raul Castro për ndarjen nga jeta të liderit historik, Fidel Castro.

Periskopi.com Lajme

Ne mesazhin e tij, Putin vlerëson figurën e revolucionarit, duke e konsifderuar atë si një besnik dhe mik të Rusisë.

“Emri i këtij shteti të shquar është konsideruar me të drejtë një simbol i një epoke të tërë në historinë e botës. Kuba e lirë dhe e pavarur të cilën ai dhe aleatët e tij e ndërtuan u bë një anëtar me ndikim e komunitetit ndërkombëtar dhe ishte një shembull frymëzues për shumë vende dhe popuj.

Fidel Castro ishte një mik i vërtetë dhe besnik i Rusisë. Ai personalisht ka investuar një pjesë të madhe në themelimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve ruso-kubane, bashkëpunim të ngushtë strategjik në të gjitha sferat. Ky njeri i fortë dhe i urtë gjithmonë dukej me besim për të ardhmen. Ai mishëron idealet e larta të një politikani, qytetari dhe atdhetari”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Putin.