pata

Publikohet videoja e atentatit ndaj Elgert Patës (Video)

Edhe pse kanë kaluar 10 ditë dhe në pyetje janë marrë disa persona, policia ende nuk ka asnjë të dyshuar mbi autorët e ekzekutimit të Nelgert Patës më 20 nëntor në qytetin e Fierit.

Periskopi.com Lajme

Top Channel ka siguruar videon e një kamere sigurie, kur 34-vjeçari i shpëtoi atentatit më 21 gusht pranë zonës së ish-parkut në kryeqytet. Pata duket në shoqërinë e 3 personave dhe sapo ndahet nga ta, duke iu drejtuar automjetit të tij të blinduar, qëllohet me snajper duke u plagosur ne vesh.

Ai dhe personat e tjerë largohen me vrap ndërsa Pata që prej këtij momenti shpallet në kërkim nga policia për moskallëzim krimi. Atentati i dështuar ndaj 34-vjeçarit ndodhi pak kohë pasi ai kishte dalë nga burgu ku vuajti dënimin për shfrytëzim prostitucioni.

Ekzekutimi i Patës dyshohet se ka lidhje me konfliktet për trafiqet e drogës dhe përplasjeve mes bandave të Tepelenës, pasi Pata njihej si armik i Elton Çiços, i ekzekutuar më 1 maj në një lokal në ish-Bllok.

Në pranga vijon të jetë edhe personi që e shoqëronte ditën e vrasjes në automjetin Pasat, Ari Alimani, i cili akuzohet për moskallëzim krimi dhe nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë duke mohuar se ka dijeni për ngjarjen dhe autorët.