Publikohet lista e filmave më të shikuar për vitin 2016

Portali më i njohur i filmave sipas "Internet Movie Database” ka publikuar një listë me 10 filmat më të shikuar për vitin 2016. Kjo listë nuk është bërë në bazë të kritikës dhe të ardhurave në premiera por nisur nga vlerësimi i shikuesve.

Periskopi.com Kulturë

Në një vit që ka sjellë filma të ndryshëm, sipas “Internet Movie Database,IMDb “,portalit më të njohur të filmave, është “Suicide Squad” që radhitet në vendin e parë si filmi më shumë i shikuar për 2016.

Portali i njohur ka publikuar një listë të 10 filmave më të pëlqyer në vitin 2016.

Sipas “The independent” lista nuk është bërë nisur nga kritikat dhe të ardhurat në premiera, por në bazë të vlerësimit të shikuesve, mbledhur nga të dhënat në internet.

E keni pëlqyer ose jo, nuk mund të mohohet se “Suicide Squad” ka qënë një ndër filmat për të cilët është folur më shumë, e pavarësisht kritikave ka arritur të mbledhë një shumë që kap një vlerë prej 745 milion dollarësh në të gjithë botën.

Në vend të dytë qëndron Captain America: Civil War që pavarësisht renditjes që mban duke ardhur pas “Suicide Squad”, fitimet janë akoma më të larta duke arritur në mbi 1 miliard dollarë.

Batman v Superman: Daën of Justice mban vendin e tretë, kjo edhe ndoshta nisur nga diskutimet e shumta lidhur me ndarjen e fansave në këtë film.

Vendin e katërt dhe vendin e pestë e zenë respektivisht  “Deadpool” dhe “X-Men: Apocalypse”, që është komentuar së tepërmi për efektet speciale duke e lënë shikuesin të befasuar.

Lista vazhdon me filmin  “The Jungle Book” në vend të gjashtë, “The Magnificent Seven” në vendin e shtatë dhe “Ghostbusters” në vend të tetë.

Për të mbyllur klasifikimin në vend të nëntë “Warcraft” dhe në vend të dhjetë “The Legend of Tarzan”, filmi që nëpërmjet personazhit të Tarzanit ka dashur të japë mesazhe të qarta kundër shfrytëzimit të qënieve njerëzore dhe në favor të ambjentit dhe popujve indigjen në Kongo. /abcnews

Reklamë
Reklamë