Publikimi i ‘çmendur’ i Tunës për Shën Valentin (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Ka një kohë të gjatë pauze nga profesioni i saj prej këngëtareje i cili i ndihmoi të përvetësoj famën që e gëzon tani, por Tuna të paktën në medie sociale është e pandalshme.

Tërë aktivitetin e saj të cilin nuk po mund ta shfrytëzojë në muzikë akoma, po e shfrytëzon në llogaritë e saja personale, me imazhe nga më të ndryshmet, shkruan Kosovarja.

Të shumta janë ato të vogëlushit Tian, i cili dita-ditës po rritet e po merr tiparet e nënës së tij, por janë të rralla ato ku shfaqet pranë bashkëshortit, Patris Berisha.

Ditë më parë, u aludua për një rikthim të mundshëm me projekt muzikor, por kjo akoma nuk u konfirmua nga Altuna Sejdiu.

Megjithëse përmes disa imazheve të realizuara në kuadër fotosesionesh, lë të nënkuptohet për diçka të madhe dhe të papritur nga këngëtarja.

Ndërsa postimi i fundit, është paksa i çuditshëm, saqë vështirë të kuptohet nëse përmbajtja e publikuar është pjesë e tekstit, apo jo rusisht e zgjodhi Tuna këtë frazë.

“Ai tha: Të jesh e zhveshur kur të kthehem në shtëpi”, kush mund t’ia ketë thënë këtë Tunës, përveç bashkëshortit të saj, Patrisit.