danger , crime , criminal, dangerous ,  mord,dead,kill, killing,  suicide, pistol, gun,head, studio, detail , silhouette,despair,depression,, Image: 141001798, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: yes, Credit line: Profimedia, Petr Švancara - ČIF

Psikoterapeuti tregon se çka po i shtyn kosovarët drejt vetëvrasjeve

Brenda nëntë muajve të këtij viti, 25 persona kanë bërë vetëvrasje në Kosovë. Arbër Zeka, nga Shoqata Kosovare për Psikoterapi, thotë për Telegrafin se gjendje e rëndë sociale në vend dhe humbja e shpresës për një jetë më të mirë, janë faktorët kryesorë që po i shtyjnë kosovarët drejt vetëvrasjes.

Periskopi.com Lajme

Zeka ka thënë se ky fenomen aktualisht mbetet njëri nga problematikat më komplekse në shoqërinë kosovare.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë periudhës janar – tetor në territorin e Republikës së Kosovës, janë vetëvrarë 25 persona.

Sipas këtij institucioni, “shtyrja në vetëvrasje dhe ndihma në vetë vrasje” është vepër penale.

Psikoterapeuti Zeka ka thënë se personat që tentojnë/bëjnë vetëvrasje, tregon për gjendjen e rënduar psikologjike dhe shpirtërore në të cilën ndodhet ai individ.

Sipas tij, në mesin e popullatës, veçanërisht të rinjve, sa i përket shëndetit mendor.

“Shumë shpesh kemi raste kur pacientët kanë ardhur në zyrat tona për të kërkuar ndihmë, sepse kanë qenë të shtyrë nga të tjerët: shoqëria apo familja. Kjo do të thotë se ata (pacientët) kanë rënë në një gjendje të rëndë psikologjike, sa që ka filluar të ju mungoj edhe motivi dhe shpresa për jetën, rrjedhimisht edhe për të kërkuar rrugëzgjidhje”, ka shtuar Zeka, për Telegrafin.

Zeka duke folur për gjendjen e rëndë socio – ekonomike në vend, ka theksuar se humbja e shpresës se do të përmirësohet gjendja në vend, është një faktor që ndikon shumë në dëshpërimin e qytetarëve të vendit, duke ndikuar direkt ose indirekt që të shtohet numri i njerëzve që përballen me gjendje suicide.

“Parandalimi i këtij fenomeni në rrafshin e jashtëm është thuajse i pamundur, sepse ne si profesionistë nuk i kemi mekanizmat që ta ndryshojmë gjendjen sociale në vend. Por ajo çka porosisim është që të jemi të kujdesshëm dhe ta marrim këtë fenomen seriozisht. Një person që do ta vras veten, mund të mos kërkojë ndihmë, por nuk do të thotë se ai nuk e do këtë ndihmë. Ai thjesht përmes marrjes së jetës, dëshiron që t’i ndalë dhimbjet e tij psikologjike dhe shpirtërore”, ka theksuar ai.

Sipas tij, parandalimi i vetëvrasjes fillon me njohjen e shenjave paralajmëruese, e të cilat duhet marrë seriozisht, duke shtuar se “nëse ju mendoni se një mik apo anëtar i familjes suaj ka ide për të bërë vetëvrasje, nuk duhet të frikësoheni dhe të insistoni që ai ta marrë një këshillim adekuat, mundësisht të profesionistët që merren me problemet e shëndetit mendor”.

“Ndonjëherë edhe pa shkuar nëpër seanca, personi që ka ide të tilla suicide, mund të ndihmohet nëse të afërmit dhe miqtë e këshillojnë që të heq dorë nga kjo gjë. Në asnjë moment mos e nënvlerësoni çfarëdo kontributi që mund ta jepni në këtë drejtim, sepse mund të jeni shkaktar për të shpëtuar një jetë”, ka shtuar ai.