Provoi t’i bëj vetullat tatuazh, e tmerrshme si përfundon (Foto)

Periskopi.com Shëndeti

Amanda Coast një grua nga Melburni ka dashur të bëj vetuallt e saj tatuazh që të duket më mirë, mirëpo rrezikoi jetën me infeksionin që mori.

Duke dashur t’i trashë ato Amanda ka fituar një infeksion të lëkurës në klinikën që i besoi për trajtim, dhe sipas saj arsyeja pse ka shkuar keq kjo punë është mosserioziteti i estetistes që po kryente ndërhyrjen, pasi që po punonte në të njëjtën kohë me dy persona, transmeton gazetametro.net

“Ajo ishte shumë e nxituar. Shkonte sa jashtë brenda për të takuar klientët gjatë procedurës.  Gjithashtu po bënte edhe një tatuazh tjetër në të njëjtën kohë”, është shprehur ajo.

Amanda tha se kur u zgjua kishte dhimbje dhe pa që lëkura rreth vetullave kishte nisur të binte.