4bk25db7a9d0fe3syj_800c450-620x330

Protesta në Bahrejn kundër regjimit Al Khalifa

Periskopi.com Lajme

Qytetarët e Bahrejnit kanë organizuar protesta kundër politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa dhe kanë protestuar kundër dënimeve të padrejta të qytetarëve të këtij vendi nga ky regjim.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se qytetarët e Bahrejnit kanë organizuar protesta në rajone të ndryshme të mërkurën në mbrëmje dhe kanë dënuar vazhdimin e arrestimit të aktivistëve politikë dhe vazhdimin e përpjekjeve të regjimit Al Khalifa për dënimet e padrejta të qytetarëve të këtij vendi sidomos të Shejkh Isa Kasim, klerikut të njohur shiit të këtij vendi.

Pjesëmarrësit në këto protesta kanë hedhur slogane kundër regjimit Al Khalifa si “Ne ua kemi thyer forcën tuaj” dhe kanë dënuar shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga regjimi Al Khalifa në këtë vend