dscn0473

Pronarët që lëshuan shtëpitë për shkolla do të kompensohen

Qeveria e Kosovës që nga java e ardhshme nis shqyrtimin e Projektligjit për kompensimin e mësimdhënësve gjatë viteve 1989-99.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i SBASHK-ut Rrahaman Jasharaj ka thënë për “Zërin” se  në këtë komision punues do të marrin pjesë Ministria e Arsimit, Ministria e Financave si dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe SBASHK-u me anëtarët e vet.

Ndërsa, ai ka njoftuar se në projektligjin për kompensimin e mësimdhënësve të paraluftës përveç mësimdhënësve do të kompensohen edhe pronarët e shtëpive- shkolla që kanë lëshuar shtëpitë e tyre për t’u përdorur si shkolla, raporton Zëri.info

Dhe, kjo kategori (pronarët e shtëpive shkolla), sipas tij do të kompensohen duke marrë benificionet për kontribut me rastin e pensionimit.

Me këtë projektligj do të kompensohen edhe stafi administrativ i paraluftës si dhe këshillat tjera që kanë punuar në atë kohë.

Janë 27 mijë mësimdhënës që duhet të kompensohen për vitet 89/99.  Shuma e benificioneve të llogaritur është 170 euro.