prof

Profesori që bëri një përshkrim të zymtë për Kosovën, e ripublikon atë në Facebook

Profesori Florim Bruqi ka ripublikuar një përshkrim të gjendjes në Kosovës të publikuar në vitin 2014.

Periskopi.com Lajme

Bruqi kishte shpalosur disa shqetësime të tij, të bazuara në perceptimet e tij personale dhe në raportimet mediale, për gjendjen aktuale në Kosovë, e cila mbetet e pandryshueshme, transmeton Periskopi.

Komenti i tij i plotë:

PSE MIGRIMI KA MARRË PËRMASA TRAGJIKE !

Lexo komentin tim të datës: 22. 10. 2014, mbi rrezikshmërinë permanente të Kosovë, i cili tani po del shumë real!

Nga njohurit e mia personale dhe nga ato të cilat perceptohen në mjetet e informimit zyrtar, dua te shpalosë pikëpamjet e mia për këtë çështje:

E para: Kosova tani ekonomikisht, përmes tenderomanisë, uzurpimit dhe tjetërsimit të pronës shoqërore, definitivisht është shkatërruar dhe rrezikuar së egzistuari si vend për jetë normale.

Nuk ka rrugë, ndërtesë apo infrastrukturë e cila është punuar sipas standardit, e që në t’ardhmen nuk duhët të përmirësohet.

Edyta: Papunësia arrin shifrën mbi 45%. të të rinjëve. Te drejtën e punësimit e gëzojnë vetëm familjarët e partive në pushtet dhe përkrahësve të tyre ose ata të cilët e blejnë vendin e punës.

Në të dya rastet, njohuritë për vendin e kërkuar të punës nuk merren parasysh fare.

E treta: Drejtësia është komplet e politizuar dhe improvizuar. Denimet i vuajnë vetëm të varfurit. Ajo udhëhiqet nga të fuqishmit e pushtetit dhe nga avokat të inkriminuar, të cilët për vepra të ndryshme penale dhe civile i blejnë gjykatësit me parat e të akuzuarve.

E katërta: Reprodukimi i kombit vijimisht është duke u zvogëlua në mënyrë rapide.

Numri i të rinjëve të pamartuar mbi moshën 35 vjeçe është shumë i lartë dhe në rritje të vazhdueshme.

Shkalla e shkurorizimeve është mbi 60 % e të martuarve.

Numri i lindjeve është zvogëluar në mënyrë shqetësuese, ndërsa numri i vdekjeve të foshnjeve mbi çdo standard

E pesta: Droga, konsumohet përafërsisht nga 40% i të rinjëve shkollor. Kjo e fundit edhe prodhohet pa kontrollë

E gjashta: Shpërngulja bashk me martesat jashtë shtetit arrinë mbi 30.000 persona për nje vit.

E shtata: Shëndetesia është nën çdo nivel. Me shëndetin bëhet tregti. Përmbajta e ilaqeve është shumë e dyshimt për efektin terapeutik dhe kancerogjen të tyre. Nëpër spitalet private bëhet fekondimi me spermë të panjohur, bile edhe kineze dhe mongole

E teta: Ne bujqësi dhe blegtori gjithçka është e dyshimtë per përmbajtje të pesticideve, hormoneve, supstancave kimike, toksike dhe kancerogjene. Për pasojë, sëmundjet malinje janë në rritje eksplozive.

E nenda: Nëpër qytetet tona, bile edhe nëpër fshatra, numri i shtëpive publike është i pallogaritshem. Tregtia me qenje njerëzore dhe numri i femrave tona të cilat merren me prostitucion, brenda dhe jashtë shtetit është të mos them në vendin e parë.

E dhjeta: Siguria e vendit me ushtri të huaj, është e padiskutueshme.

Pershendetje, Prof. dr. Nazim Qehaja.

Prishtine, 24. 11. 2014.