as

Prizreni feston 28 Nëntorin edhe me flamuj turq (Foto)

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, tha se Komisioni Organizativ ka vendosur që disa flamuj edhe të shteteve të tjera të vendosen krahas atij kombëtar dhe të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Për nder të 28 Nëntorit, Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, qyteti i Prizrenit është dekoruar me flamuj kombëtar shqiptarë e të Kosovës.

Por, ajo që bie në sy në këtë qytet janë edhe flamujt e Turqisë krahas atij shqiptar e të Kosovës.

Lidhur me praninë e flamujve turq, zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, tha për KALLXO.com se Komisioni Organizativ ka vendosur që disa flamuj edhe të shteteve të tjera të vendosen krahas atij kombëtar dhe të Kosovës.

“Vende-vende paska edhe flamuj amerikanë, gjermanë, etj.”, ka thënë Berisha.

Shqiptarët në gjithë botën festojnë nesër Ditën e Flamurit -28 Nëntorin. 104 vjet më parë, Shqipëria shpalli pavarësinë e saj. Deri më 28 nëntor 1912, trojet shqiptare ishin nën pushtimin osman.

priz