kosovo-prishtina

Prishtina kërkon polici lokale

Komuna e Prishtinës kërkon që të ketë polici lokale. Kjo kërkesë është bërë pikërisht në kohën kur edhe është duke u punuar për projektligjin për kryeqytetin.

Periskopi.com Lajme

Drafti i parë i këtij projektligji është hartuar dhe së shpejti pritet që të jetë në diskutim publik. Në Komunën e Prishtinës, thonë se nevoja për një  polici të tillë është e domosdoshme.

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, deklaron për Tribuna Channel, se janë duke punuar në këtë projektligj, dhe se janë duke u kujdesur që të mos krijojnë nivel të tretë të qeverisjes. Gecaj, thekson se për këtë çështje ka kërkuar takim edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin por se kjo gjë nuk është arritur.