merkellll-780x439-1

Prekëse: Kancelarja Merkel ia plotëson dëshirën djaloshit nga Afganistani (Video)

Kancelaria gjermane, Angela Merkel vazhdon të gjendet mes dy zjarresh: atyre që e kritikojnë dhe atyre që e shohin madje si shpëtimtare të tyre.

Periskopi.com Lajme

Për të dëshmuar këtë, përcjell Telegrafi, flet edhe rasti i fundit kur ajo gjatë një konference rajonale të socialdemokratëve, u përball me një kërkesë nga një mbështetës i koalicionit dhe anëtar i CDU për mëse 40 vite, për të hequr dorë nga posti i saj.

Dhe derisa ky kërkonte largimin e saj, ndërkohë vjen diçka krejt e kundërt nga kjo.

Një djalosh nga Afganistani ka shpërthyer në lot kur kancelaria Merkel vendosi që ta përshëndeste atë personalisht, pasi ai e kishte falënderuar atë publikisht në takimin e partisë së saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, djali, i identifikuar vetëm si Edris, dhe babai i tij morën pjesë në një kongres në Heidelberg të hënën në mbrëmje.

Edris tha: “Faleminderit, zonja Merkel!” Kancelarja u përgjigj: “Ju keni mësuar mirë gjermanisht” dhe shtoi “vazhdoni të mësoni më shumë”. Ai ia kishte kthyer: “Do të doja të prekja duart e tuaja, një herë”.

Pas kësaj, Merkel u largua nga podiumi për të takuar djalin.