Portreti i Bekim Fehmiut pjesë e ekspozitës së re të Agron Salihut (FOTO)

Periskopi.com Kulturë

Kjo ekspozitë e cila pritet të hapet brenda vitit, do të përmbajë portrete të figurave të shquara të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e artit dhe kulturës, shkruan KultPlus.

Artisti nga Tetova Agron Salihu, tashmë ka përvjel mëngët për një ekspozitë goxha të veçantë. Kjo ekspozitë e cila pritet të hapet brenda vitit, do të përmbajë portrete të figurave të shquara të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e artit dhe kulturës. Ndër portretet që ka punuar Salihu, do të jetë edhe portreti i aktorit të madh Bekim Fehmiu, shkruan KultPlus.

Artisti Salihu, ka ndarë me miqtë e tij në rrjetin social Facebook, disa nga portrete e punuara dhe është ajo e aktorit Bekim Fehmiu që është komentuar goxha shumë nga miqtë e artistit./ KultPlus.com