portieri11

Portieri i Chapecoenses që shpëtoi, ka humbur njërën këmbë (Foto)

Një nga gjashtë të mbijetuarit e aksidentit të avionit ku po udhëtonte ekipi brazilian i futbollit Chapecoense, portieri Jackson Follman, ka humbur njërën nga këmbët.

Periskopi.com Sporti

Sipas SporTV, amputimi i gjymtyrës u pa i domosdoshëm nga doktorët.

Familjarët, në deklarata për këtë televizion brazilian, janë shprehur të lumtur që Follman vazhdon të jetojë.

“Në një aksident ajror, mundësia për të mbijetuar është pothuajse zero. Është mrekulli e Zotit që djali im është gjallë akoma”, u shpreh babai i futbollistit.

19 futbollistë kanë humbur jetën së bashku me stafin e klubit.

portieri-pa-kembe