1-976-620x330

Porsche Exclusive nxjerr ‘bishën’ për Vitin e Ri (FOTO)

Porsche Exclusive ka përgatitur një program për modifikimin e gjeneratës së re të modelit Panamera Turbo në version të zgjatur Executive.

Periskopi.com Tech/Auto

Të kujtojmë, Panamera Turbo është prezantuar muajin e kaluar në panairin e veturave në Los Anxhelos, dhe gjatësia e saj e boshtit është për 150 mm në krahasim nga Panamera standarde.

Tani, Porsche Exclusive pronarëve të modelit të tillë të Panameras i ofron programin i cili, ndër të tjera, përfshin eksterier me ngjyrë të kuqe Carmine, paketën “SportDesign” (difuzer i pasmë i ri, set të ri të rrotave…), interior me ngjyrë kuqezi, ulëset nga lëkura dhe timoni, etj.

Gjithashtu, në këtë program përfshihen edhe amortizatorët me ajër, sediljet me ngrohje dhe pamje panoramike, ndërsa nën kofano është i vendosur motori 4.0-litër V8 me kapacitet prej 500 kuaj fuqi.