Politika po e pengon FSK-në të bëhet ushtri

Çështjet e pa zgjidhura politike në vend janë duke penguar vazhdimisht formimin e Ushtrisë së Kosovës, e cila kohë më parë i ka plotësuar gjitha kapacitetet e veta operacionale dhe e gatshme të marrë detyrat e sigurisë që i takojnë një ushtrie, ka thënë Komandanti i FSK-së, Gjeneral Rrahman Rama.

Periskopi.com Intervista

Ai në një intervistë për Indeksonline ka theksuar se do të ishte i mirëseardhur një vendim i përshpejtuar nga politika për transformimin e FSK-së në Ushtri për shkakun se duhen 10 vite të plota që të kemi një mekanizëm ushtarak të rregullt.

Kur mund ta shohim FSK-në të transformuar në Ushtri të Kosovës, a është viti 2017 kur do të filloj ky transformim?

Rama: Në analizën e Rishikimit Strategjik të Sektorit te Sigurisë, te publikuar në prill te 2014, është rekomanduar që FSK-ja të evulojë dhe te transformohet ne Forca te Armatosura te Kosovës. Që nga publikimi i kësaj analize, se bashku me një ekip profesional nga SHBA, kemi punuar ngushtë në procesin e planifikimit për transformim.

Ne kemi përfunduar shumicën e dokumenteve planifikuese, duke hartuar planin gjithë përfshirës te transformimit, planet afatgjatë dhe afatmesme te zhvillimit. Këto dokumente tregojnë rrugën e transformimit te FSK-se ne FAK, dhe si dhe kur do te ngritën këto kapacitete.

Që nga 2014 ne jemi në pritje të vendimit politik për transformim në Forcat e Armatosura në baze te rekomandimeve te Rishikimit Strategjik te Sektorit te Sigurisë. Sfidat për transformim të FSK-së në FAK nuk janë operacionale, por janë politike.

Ne si MFSK kemi dorëzuar në qeveri draft ligjet e nevojshme për transformim. Tani vendimi mbetet te autoritetet politike qe te marrin vendimin. Nuk mund te jap afate kohore se kur do te ndodh pasi qe është vendim politik, por cka mund te garantoj është qe kur do qe te merret vendimi politik ne jemi te gatshëm te fillojmë implementimin e këtyre planeve.

A është e gatshme FSK, që te shndërrohet ne Ushtri te Kosovës, dhe pas shndërrimit ne ushtri, cilat do të jenë kompetencat në aspektin e sigurisë kombëtare?

Rama: Siç përmenda, ne i kemi bere te gjitha planifikimet dhe përgatitjet nevojshme për fillim te transformimit në Forca te Armatosura, ne jemi ne pritje te vendimit për te filluar implementimin e këtyre planeve, sa i përket kompetencave te Forcave te Armatosura, procesi i Rishikimit Strategjik te sektorit te Sigurisë ishte një proces dy vjeçar, ku është analizuar i gjithë sektori i sigurisë se Kosovës.

Gjatë këtij procesi janë identifikuar rreziqet dhe kërcënimet, kapacitetet e tanishme dhe nevojat për të ardhmen qe i duhen Kosovës për tu ballafaquar me këto kërcënime dhe rreziqe.

Si rezultat i kësaj analize ka dal që FSK-ja të evuloj në Forca te Armatosura te Kosovës, ku do ketë 5000 pjesëtar aktiv dhe 3000 rezerve, dhe te ketë mision Mbrojtjen e Vendi Mbështetën Autoriteteve Civile Mbështetjen Qendrore, dhe kontribuuese në misione Ndërkombëtare Paqeruajtëse Kontribuuese.

Bazuar në këtë ne kemi bërë planifikimin dhe kemi ndërtuar strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes, strukturën e FAK-se, planin gjithëpërfshirës te transformimit, planin afat-mesëm dhe afat-gjatë te zhvillimit për ngritje dhe zhvillim te kapacitete, pajisjet e nevojshme, si dhe kemi planifikuar buxhetin e nevojshëm për ngritjen e këtyre kapaciteteve.

Synimi ynë është qe të ndërtojmë një force mbrojtëse profesionale, shume-etnike, që është nen mbikëqyrjen civile- demokratike dhe me mision mbrojtjen e vendit dhe kontribuuese e sigurisë globale.

Ne do te vazhdojmë te mbajmë kapacitetet e tanishme, pasi qe një prej detyrave tona është Mbështetja e Autoriteteve Civile, por gjithsesi të ndërtojmë gjitha kapacitetet e nevojshme mbrojtëse për të ballafaquar me kërcënimet dhe rreziqet që janë identifikuar gjate procesit te rishikimit te sektorit te sigurisë, si dhe te jete force kontribuuese ne sigurinë globale.

Në buxhetin e miratuar se fundmi ne Kuvendin e Kosovës, për FSK-në janë ndare 51 milion euro për vitin 2017, a do të mund të bëhet transformimi me një buxhet të tillë, a është e mjaftueshme?

Rama: Siç e përmenda synimi është që të ndërtojmë një forcë mbrojtëse profesionale, shumë etnike që është nën mbikëqyrjen civile-demokratike dhe me mision mbrojtjen e vendit dhe kontribuuese e sigurisë globale, por që është e përballueshme për buxhetin e Kosovës.

 

Transformimi i FSK-së nuk do të bëhet për një vit, por ngritja e kapaciteteve të FAK-së, do të bëhet në mënyrë graduale në tre faza deri te arritja e kapaciteteve operacionale. I gjithë ky proces do të bëhet në një periudhë 10 vjeçare. Përveç planifikimit të procesit, në së bashku me partnerët, gjithashtu kam planifikuar edhe buxhetin e nevojshëm për ngritjen e kapaciteteve të planifikuara.

Kjo nënkupton që FAK do të ngrihet, zhvillohet dhe profesionalizohet gradualisht dhe për 10 vite do të arrijë kapacitetet e plota operacionale për të përmbushur misionin e vetë kushtetues.

Sa i përket vitit 2017, ne kemi kryer planifikimin tonë në harmoni me buxhetin e aprovuar. Unë mund të them që për detyrat e që i kemi tani, ky buxhet është i mjaftueshëm për realizimin e të gjithave detyrave, dhe për ngritjen e kapaciteteve të cilat i kemi planifikuar për vitin 2017. në rast se merret vendimi politik për transformimin ne kemi garanci buxhetore për rritje të buxhetit edhe për 5.5 milion që do të jetë kostoja shtesë për fillimin e transformimit.

Duke pasur parasysh që vitet e para kanë të bëjnë me shumë me çështjet përgatitore dhe me shumë të aspektit të dokumenteve strategjike, transformim të komandave dhe ngritje të kapaciteteve trajnuese, që nuk kanë kosto shumë të lartë, ky buxhet është planifikuar kështu do të jetë i mjaftueshëm.

Në të ardhmen pas transformimit të FSK-së në ushtri, a do ti kërkohet nga NATO, që të marrë pjesë në misionet ndërkombëtar paqeruajtëse, dhe a janë të gatshëm trupat e FSK-së të marrin përgjegjësi të tillë?

Rama: Që në gusht të 2013, kur Këshilli Veri-Atlantik deklaroi që FSK ka arritur kapacitetet e plota operacionale, në vazhdim kemi deklaruar që jemi të gatshëm për të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në misionet e udhëhequra nga NATO, apo shtetet tjera.

Këtë vazhdojmë të bëjmë vazhdimisht në të gjitha takimet që kemi. Edhe tani në konferencën e fundit të Kartës së Adriatikut si dhe vizitën që kisha në Bruksel, unë kam ofruar kapacitetet e tona për misione të NATO-s apo misione të udhëhequra nga shtetet mike. Ne kemi kapacitete të përgatitura mirë, profesionale të motivuara që t’iu bashkëngjitën misioneve paqeruajtëse.

Normalisht këto kapacitete janë kapacitetet profesionale si Deminim, Mjeksi, Polici Ushtarake, MKAB, apo edhe ruajtje të kazermave dhe kampeve.

Kapacitetet tona janë dëshmuar edhe me pjesëmarrjen në shtrimet regjionale dhe me partneritet tonë.

Në këto ushtrime në kemi dëshmuar që jemi forcë profesionale, e përgatitur, motivuar dhe e gatshme të kontribuojmë përkrah partnerëve tanë.

Ne do të vazhdojmë që edhe në të ardhmen që të deklarojmë kapacitetet tona për zbarkim, por duhet të kemi parasysh që pjesëmarrja në misione paqeruajtëse është më shumë çështje politike, pasi që kërkohet vendimmarrje në Këshillin Veri Atlantik, ku bëjnë pjesë edhe 5 shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Por shpresojmë që në të ardhmen me transformimin në FAK, edhe pengesat politike do të tejkalohen dhe do të jemi pjesë e misioneve paqeruajtëse dhe të jemi kontribuuese e sigurisë në botë.

Cili është bashkëpunimi i tanishëm i FSK-së, me Gardën Kombëtare të Lowas dhe cili është kontributi i tyre për forcën tonë të sigurisë?

Rama: Ky partneritet është cilësuar si një prej partneriteteve më të mina në SHBA. Që nga marsi i 2011 kur është nënshkruar marrëveshja, ne kemi bërë me qindra aktivitete të përbashkëta si në Kosovë ashtu edhe në Lowa. Vetëm këtë vite kemi pasur 55 aktivitete në fusha të ndryshme ku kemi shkëmbyer përvoja, bashkëvepruar, kemi kryer trajnime e seminare të ndryshme.

FSK së bashku me GK e Lowa-s ka ndërtuar plane afatmesme të bashkëpunimit në disa fusha.

Fushat ku jemi fokusuar për momentin janë zhvillimi i udhëheqësve , logjistikë, komunikim, mbrojtje kibernetike, menaxhim të emergjencave dhe fusha tjera.

Çdo vite ne marrim pjesë në ushtrimet e tyre vjetore. këtë vite kemi pas pjesëmarrje aktive të njësive të GK-së të Lowas në ushtrimin gjatë fazës së planifikimit të ushtrimit.

Unë si komandant i FSK-së jam tejet i kënaqur me bashkëveprimin, dhe pjesëtarët e FSK-së janë duke përfituar nga përvoja, trajnimet dhe seminaret e ndryshëm çdo ditë.