capture

Policia jep detaje për plagosjen në Deçan

Një plagosje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Deçan, ku sipas policisë personit i është ofruar ndihma mjekësore dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetë.

Periskopi.com Lajme

Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Një person është plagosur, por është jashtë rrezikut për jetë. I është dhënë ndihma e parë rreth orës 07:05 minuta. Ende jemi duke punuar në rast. Plaga ka qenë sipas mjekëve sipërfaqësore gërvishtje, por ne jemi duke punuar rreth rastit”, ka thënë ai.

Ibraj ka shtuar se posa të kompletohen të dhënat do të jepen informata shtesë, pasi që njësitet hetimore ende janë duke kryer hetimet për rastin./Indeksonline/