bmw96

Policia arrin të gjejë BMW X6, i vjedhur në lagjen “Arberia”

Policia e Kosovës ka arritur të gjejë një veturë e cila në baze të raportimeve më hershme cilësohej si e grabitur nga persona të pa njohur.

Periskopi.com Lajme

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për Indeksonline se, në lagjen “Qëndresa”, në Prishtinë, me datë 26 nëntor 2016, në ora 21:00 një person ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij ku ndër të tjera  të dyshuarit kanë vjedhur edhe çelësat e veturës BMË X6  me targa të huaja  dhe më pas kanë vjedhur edhe veturën e cila ishte e parkuar para shtëpisë  dhe janë larguar në drejtim të pa njohur.

“Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara vetura e vjedhur është gjetur e braktisur në lagjen Arbëria e cila të vendosura ka pasur tabela tjera. Vetura është sjellë për ekzaminim. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka thënë Hoxha.