bn-qx811-2lufth-im-20161123052735

Pilotët në grevë, anulohen fluturimet

Kompania ajrore gjermane “Lufthansa” për shkak të grevës dy ditore të pilotëve, ka anuluar edhe për ditën e sotme, e enjte, 912 fluturime.

Periskopi.com Lajme

Gjatë dy ditëve të grevës, “Lufthansa” ka anuluar gjithsej 1.800 fluturime, ku kanë pësuar 215.000 pasagjerë.

Që nga muaj prill kjo është greva e 14-të me radhë e pilotëve për shkak të mosmarrëveshjeve me stafin drejtues të kompanisë rreth rrogave.

Ndikimi i grevës të premten mund të jetë më i kufizuar, sepse kjo do të ndikojë vetëm në fluturime të shkurtra. Lufthansa ka thënë se do të publikojë deri në mes të ditës së sotme një plan të përditësuar për fluturimet e ditës së nesërme.

Pilotët hynë në grevë për shkak të kundërshtimeve rreth rrogës.