Peticioni per astritin

Peticioni ‘drejtësi për Astritin’ nesër i dorëzohet Kuvendit

Peticioni i iniciuar ditë më parë nga Shoqëria Civile, nesër pritet t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit dhe Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut. Ndërsa, gjatë ditëve në vijim do të bëhet me dije numri i saktë i nënshkruesve të peticionit.

Periskopi.com Lajme

Një ndër pikat e peticionit kërkohet mbatja e një seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, transmeton ‘Indeksonline’.

Komunikata e plotë e Shoqërise Civile dërguar medieve:

Të nderuar qytetarë ju ftojmë nesër në orën 14:00 të bashkangjiteni në dorëzimin e peticionit #DrejtësiPërAstritin të nënshkruar nga ju.

Peticioni do t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës si dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi në emër të të gjithë qytetarëve do të dorëzojnë peticionin.

Ju ftojmë të na bashkangjiteni tek Sheshi Skenderbeu!

#DrejtësiPërAstritin